Detaje nga vdekja e dyshimtë në Vushtrri, viktima u gjet pa shenja jete te një lum
Një person ende i paidentifikuar është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 11:00 në fshatin Vërnicë të Vushtrrisë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se i dyshuari është i moshës rreth 70-vjeçare dhe i njëjti është gjetur nga një dëshmitar i rastit te një lum në fshat, teksa ende nuk dihet rrethanat se si ka ndodhur rasti.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Me urdhër të prokurorit, kanë nisur hetimet me rastin i cili është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.