Gjendet i vdekur një person, ende s’është identifikuar
Në fshatin Vërnicë të Vushtrrisë është gjetur një trup i pajetë dhe Policia e Kosovës ka nisur hetimin për këtë rast.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.
“Trupi i pajetë deri me tani i paidentifikuar është i gjinisë mashkullore i moshës së shtyer”, ka thënë ai.
“Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”.
Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.