“Phuu të q****a tradhtarin e nanës”, akademiku shan rëndë në Kuvend
Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, është dëgjuar në seancën që po mbahet në këto momente duke fyer rëndë.
Nuk dihte se kujt i është drejtuar kjo fyerje, por ndodhi pas polemikës që kryeministri Kurti e pati me liderin e LDK-së, z. Lumir Abdixhikun.
Kryeministri Kurti pati ofendime personale ndaj Abdixhikut, duke thënë mes tjerash edhe se kolegët e VV-së që e njihnin atë i kishin thënë se e dinin se çka do të bënte ai “mes pështyrjes dhe puthjes së vetes në pasqyrë”.
“Phu t’q*fsha tradhtarin e nanës” – dëgjohet duke thënë z. Shala.
Duket se deputeti i LDK-së e ka pasur mikrofonin ndezur, por pa e ditur një gjë të tillë.
Për një gjë të tillë ka shkruar edhe z. Arlind Manxhuka, zëdhënës i VV-së duke e ndarë videon në fjalë
Video👇
https://fb.watch/js4uduW-K5/?mibextid=qC1gEa