Lajme

Nxehen gjakrat në komunikacion, 22-vjeçari rrah me shufër metalike një shofer

Konfliktet në trafik janë goxha të shpeshta në vendin tonë dhe jo rrallëherë eskalojnë në kërcënime serioze e përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Në shumicën e këtyre rasteve, mollë sherri bëhen shkeljet e rregullave të komunikacionit, duke i shtyrë kështu shoferët të përfshihen në rrahje, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Miradi e Ulët në Fushë Kosovë dhe këtë herë në rrahje janë përfshirë dy persona, që dyshohet se u kapën për shkak të një mosmarrëveshje momentale derisa ishin në trafik. Përleshja eskaloi deri në përdorimin e mjeteve të forta, me ç’rast njëri prej tyre mbeti i lënduar.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se fillimisht palët janë kapur mes vete verbalisht dhe më pas i dyshuari e ka goditur me shufër metalike viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore. Për pasojë, i riu 22-vjeçar është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor, ndërkohë që Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes.

Sinjali mëson se Policia ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratën e tij në lidhje me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe ndaj tij të iniciohet rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.