Inspektorët në Mitrovicë ia ndalin punimet kompanisë ndërtimore “MEDI Premium”, nuk kishte leje nga Komuna
Nga zyrtarët e Komunës së Mitrovicës është njoftuar se i kanë ndërprerë punimet një kompanie ndërtimore në rrugën “Nexhip Dragaj”.
Mësohet se ndërprerja e punimeve në rrënimin e këtij objekti u bë pasi kompania ndërtimore Medi Premium, nuk kishte leje, ndërsa kërkesa kishte ardhur nga Policia e Kosovës.
Ndryshe, sipas të dhënave në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, “Medi Premium” është kompani kogja e re, pasi që nuk i ka të plota as dy vjet nga data e themelimit, përderisa veprimtari kryesore e ka ndërtimin e objekteve banesore dhe jobanesor, raporton Veriu info
Postimi i zyrtarit të komunës:
Ligjshmëria do të sundoi 24/7 në qytetin e Mitrovicës!
Askush nuk duhet të ngatërroi mendjen që e shtuna dhe e diela janë ditë të përshtatshme për të kryer veprime të caktuara që nuk janë në vijë me ligjin. Dje inspektorët komunal pas kërkesës së Policisë së Kosovës kanë ndërprerë punimet e rreth rrënimit disa objekteve në mungesë të lejës për rënim në rrugën “Nexhip Dragaj”. Kompanitë e ndërtimit por edhe personat fizik duhet ta kenë të qartë obligimin ligjor që jo vetëm para çdo fillimi të punimeve për ndërtimin e objekteve por edhe rrënimi e tyre duhet të pajisen me leje përkatëse nga organet kompetente komunale. Inspektorët komunal do të vazhdojnë të jenë në terren me vizita inspekuese edhe ditëve të fundjavës dhe nuk do të tolerojnë asnjë veprim nga kompetencat e tyre me të cilin do të shkelet ligjëshëria dhe cenohet siguria e përgjithshe e qytetarëve.