Lajme

Si ndodhi rasti tragjik ku u vra sot në Prishtinë një person nga Podujeva (VIDEO)

Një person ka humbur jetën si pasojë e një gjuajtje me armë zjarrin sot rreth orës 13:30 në lagjen Arbëria në Prishtinë, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e therjes me thikë.

Në këtë vend, mbeti i vdekur 65 vjecari R.T.

Dëshmitarët kanë thënë se vrasja ndodhi para plagosjes me thikë të dy personave.

Të gjitha këto, dyshohet se i kreu një person, i cili më pas u arratis.

Dy të plagosurit janë paraqitur vetë në QKUK, derisa të njëjtit janë ndaluar nga Prokuroria, për dyshimin “vrasje e rëndë’.

Më poshtë video: