Lajme

Qerkini: 67 herë kam shku në Merdare me shiku a është djali jem, a çika jem – kurrë hallall mos ju qoftë

Përfaqësues i familjeve të të zhdukurve të Kosovës, Bajram Qerkini ka folur për pakënaqësitë e tij se si është duke u trajtuar çështja e personave të pagjeturë nga ekzekutivi.

Madje Qerkini nën emocione ka treguar se deri më tani vetëm në pikën kufitare të Merdares kanë shkuar 67 herë për t’i verifikuar nëse janë apo jo trupat e fëmijëve të rij,

“Ne kemi të dhëna të vecanta me data, me kohë kur na u kanë marrë fëmija e kur kanë dalë jashtë Kosovës, e kur janë varrosur në Kosovë. Ende s’kemi informata edhe për 1612 plotë që 24 vjet, as unë as Nysretja e shumë nëna tjera kanë pritur shumë që do të ndodhë dicka në Bruksel. Shuumë pak pres që kanë me i thanë katër fjali për personat e pagjetura.

Është marre me shku pa një prind, në mesin e asaj bisede për personat e pagjetur. 67 herë kemi qenë në Merdare tu mendu a është copa e djalit a e çikës teme, dhe mos me i marrë këto sene serioze për persona të pagjeturë, kurrë hallall mos ju qoftë”, u shpreh Çerkini./Gazeta10/