Lajme

Akrepat lëvizin një orë para, me këtë datë ndërrohet ora

Ora dimërore do të jetë e pranishme deri në natën mes të dielës 26 dhe të hënës 27 mars 2023, kur akrepat do të kthehen në orën verore duke lëvizur një orë përpara.

Ndryshimi i orës ishte paraparë të hiqej dhe të mbetej vetëm ora dimërore në vitin 2021 sipas një vendimi nga Parlamenti Evropian, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Dy herë çdo vit orët tona ndryshojnë për një orë para ose prapa dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë.

Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Europën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase./MeteoBallkan