Lajme

Këta janë dy personat që u arrestuan në aksionin kundër parave false

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren ka zhvilluar sot një aksion kundër parave false, me ç’rast janë arrestuar dy persona të dyshuar dhe janë sekuestruar mbi 1 mijë e 700 euro.

Sinjali mëson se dy të dyshaurit janë Besim Dogani 53-vjeçar dhe Tamer Koro 45-vjeçar.

Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, pas pranimit te informatës janë ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe me patrullat policore të Stacionit Policor Prizren dhe sot në rrugën magjistrale Prizren-Vërmicë janë ndaluar dy automjete, me të cilat dyshohej se po bëhej shpërndarja e parasë së falsifikuar.

“Pas kontrollit të automjeteve, në automjetin e parë janë gjetur:

Monedha në sasi prej 850 x 2 = 1700 euro.
Ndërsa ne automjetin e dytë janë gjetur:

Monedha në sasi prej 2 X 2=4 4uro
Një kallëp metalik rrethor i zbrazët i monedhës metalike dy euro (shabllon),
Pesë copa te vogla metalike rrethore të monedhës dy euro (shabllone) dhe
Katër telefona mobil.
Totali i parave të sekuestruara është:

1704 euro monedha metalike (nga dy euro)”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Dogani dhe Koro janë shoqëruar në stacion policor për t’u intervistuar dhe ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale ‘Falsifikim i parasë’.

Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.