ShowBiz

Fisnik Syla paralajmëron Fjolla Morinën: Kam video e dëshmi për t’i publikuar, ajo nuk e di çfarë flet

Fisnik Syla ish-bashkëshorti i Fjolla Morina, i ka reaguar kësaj të fundit pas deklaratave se është kërcënuar nga ai. Këngëtarja kishte publikuar edhe biseda me Sylën.

Madje këngëtarja kërkoi ndihmë publikisht ndaj autoriteteve përkatëse pasi sipas saj Syla ka ushtruar presion mbi të si psikologjik ashtu edhe dhunë fizike ndërsa e quajti atë kriminel.

Akuzave të saj i është kundërpërgjigjur Syla, ai për Gazetën Insajderi tha se Fjolla nuk e di çfarë flet.

“Pasi që tentoi në të gjitha mënyrat që unë t’i rikthehem prap asaj dhe kur e pa që nuk ka më sukses dhe se kjo s’do të ndodhë kurrë, filloi të shpifë gjëra jo të vërteta. Dhe të ju them të drejtën, ato që thotë ajo më duken si përralla qesharake”, tha Fisnik Syla për Insajderin

Biznesmeni ka paralajmëruar se edhe do të publikoj biseda e video dëshmi.

“Por, kam edhe shumë e shumë tjera , video , shkrime , dëshmi për të publikuar po që se do të jetë e nevojshme ndonjëherë”, theksoi ai.

Ai ka dërguar edhe një bisedë nga e cila thotë se është provokuar nga këngëtarja.

“Këtë bisedë ma ka dërguar një person shumë i afërt i saj të cilën e ka porositur që të më provokoj mua dhe që të merr vesh përmes saj se a e dua unë ende Fjollën”, tha Syla.


Dy ditë më parë këngëtarja Fjolla Morina akuzoi ish-partnerin e saj Fisnik Sylën për kërcënime ndaj saj dhe vajzës, për mashtrime dhe hakmarrje.

Ndër të tjera këngëtarja ka akuzuar ish-partnerin e saj se e ka vendosur ai armën në ngjarjen e ndodhur në vitin 2020. Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator 2020 kur në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa në bagazhin e makinës, një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja që është nënë e dy vajzave, po udhëtonte me një automjet “Audi Q7” e tha se arma ishte aksidentalisht në çantën e saj e bëri të ditur se do të apelonte dënimin.