E hëna e kobshme: Mitrovicasja 24 vjeçare dhe gjilanasi 22 vjeçar gjenden të vdekur në shtëpitë e tyre
Ditë e kobshme ishte e hëna për disa familje në Kosovë.
Një 22-vjeçar u gjet i vdekur në Gjilan, teksa edhe në Mitrovicë një vajzë 24-vjeçare vdiq në rrethana të dyshimta.
Mbrëmë u raportua edhe për vdekjen e të riut nga Gjilani, poashtu edhe një rast tjetër tragjik ndodhi në Mitrovicë.
Viiktima që u gjet e vdekur nga babai i saj në Mitrovicë është Aida Nuhoxhic. Ajo u gjet e shtrirë në tokë dhe pa shenja jete në tualetin e shtëpisë së tyre.
Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor që intervenoi, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatese, me ç’rast janë kryer ekzaminimet e nevojshme që do të ndihmojnë për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka vdekur viktima.
Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion dhe rasti të hapet si “Vdekje e dyshimtë