Lajme

Konflikt në një familje në Fushë Kosovë: Burri rrah vajzën e mitur, gruaja e çon në Polici

Jo rrallëherë prindërit përfundojnë në pranga për shkak të keqtrajtimit që ua bëjnë fëmijëve. Në shumicën e këtyre rasteve, viktima janë të miturit, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike. Për një rast të tillë, ka rënë në pranga dje një burrë në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rastin në Polici e ka denoncuar nëna e 11-vjeçares, e cila ka deklaruar se i shoqi e ka rrahur të miturën duke e goditur me shuplakë në fytyrë.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të hetohet në liri për veprën penale ‘Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’.