Lajme

Rasti Brezovica – ky është autosalloni në Prishtinë që është bastisur nga shteti

Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë së Ferizajt, është duke zhvilluar një aksion policor i cili lidhet me rastin “Brezovica”.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Shukri Jashari, kryeprokurori i Ferizajt.

Shteti në aksion – bastisen autosallone, shtëpi dhe lokale për rastin “Brezovica”
“Sot, është duke e realizuar një aksion i cili ka rrjedh në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica”, ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur njëzet e një (21) autosallone, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme”.

Njëri nga autosallonet gjendet në dalje të Prishtinës, rrugës për Ferizaj, konkretisht në Çakllavicë.

Aksioni është duke vazhduar në qytetin e Prishtinës, Ferizajt dhe Vushtrisë, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajde”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Detyrimi