Lajme

Treni godet veturën, shoferi dërgohet në QKUK

Një person është lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot në mes të një treni dhe veture në fshatin Zahaq të Pejës, raporton Gazeta Sinjali.

Nga ky aksident ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit i cili është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zyrtari për media nga policia e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 05:40 të mëngjesit ka ndodhur një aksident mes një trenit të udhëtarëve dhe një veture në fshatin Zahaq të Pejës. Lëndimë ka pësuar një person i cili është dërguar për në Emergjencën e spitalit rajonal në Pejë e më pas me udhëzim të mjekur është dërguar për trajtim në QKUK”, u shpreh Gashi.