Lëndohet një punëtor në vendin e punës, dërgohet me urgjencë në QKUK
Edhe pse punëtorët shpesh herë marrin lëndime trupore gjatë kohës që janë duke punuar, kompanitë vendore bëjnë shumë pak për përmirësimin e kushteve të punës. Si pasojë e kësaj janë të shpeshta rastet kur punëtorët kërkojnë ndihmë mjekësore në spital për shkak të lëndimeve të marra.
Kështu e ka pësuar edhe një person në Prizren, i cili është dërguar me urgjencë në spital për shkak të lëndimeve që mori në vendin e tij të punës.
Studenti kosovar zbulon një metodë të re për humbje peshe
BEAUTY SLIM
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 43-vjeçari është dërguar atje me lëndime në kokë, pasi një pajisje e punës i kishte rënë sipër gjatë kohës që po punonte.
Pas dhënies së ndihmës së parë, për shkak të natyrës së lëndimeve, viktima është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët bashkë me Inspektoratin kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë ne vendin e punës”.