Ky është 33 vjeçari, që vdiq sot në aksident
Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Hodonovc të Kamenicës.
Aksidenti me fatalitet është konfirmuar nga Policia Rajonale e Gjilanit.
Zëdhënësi Valon Osmani ka thënë se Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 24.02.2023, rreth orës 10:43 ka pranuar informacion se në fshatin Hodonovc, Komuna e Kamenicës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me tabela vendore.
“Hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor dhe njësitin e zjarrfikësve. Si pasojë e këtij aksidenti një person mashkull kosovar rreth moshës 33-vjeçar nuk ka arritur që të u mbijetoj lëndimeve dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjekut kujdestar në vendin e ngjarjes. Nga ky aksident edhe tre persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë duke marrë trajtim në qendrën emergjente në Gjilan”, ka thënë Osmani.
Raportohet se bëhet fjalë për Albanton Emerllahu.