Lajme

Personi që u vra mbrëmë me thikë në Fushë Kosovë ishte figurë e njohur televizive

Një person është therur për vdekje mbrëmë në Fushë Kosovë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është përfaqësuesi i Akademisë Infinit, Arsim Hamiti. I njëjti ka qenë disa herë i ftuar në emicione të ndryshme televizive në vend.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë.

Pas mesnatës, Policia e Kosovës ka arritur të arrestoj dy të dyshuar për therjen e tij.

A.M dhe L.B janë arrestuar nga Policia, ndërsa është sekuestruar një thikë e cila dyshohet se është përdorur në rastin tragjik.

Pas intervistimit, personat e arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh./Indeksonline/