Ky është shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Drenas, dërgohet në mbajtje
Një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë në trafik mbrëmë në rrugën Drenas – Skenderaj. I riu, Andrit Gjeli, nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Lidhur me rastin është arrestuar shoferi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Halil Morina, 34-vjeçar.
Me vendim të prokurorit, Morina është dërguar në mbajtje dhe brenda afatit ligjor pritet që të parashtrohet kërkesa për caktimin e masës së sigurisë në Gjykatën kompetente.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.