Lajme

Pamje që ta thyejnë zemrën: Fëmija mbahet gjallë nën rrënoja me një tapë ujë

Momentet e shpresës janë të pakta në zonat e shkatërruara nga tërmetet e së hënës në veri të Sirisë dhe Turqinë jugore.

Por ekipet e shpëtimit vazhdojnë të luftojnë për të shpëtuar të bllokuarit nën rrënoja, raporton BBC.

Pamje të trishta po vijnë nga atje prej tre ditësh ku dy vendet u goditën nga tërmeti shkatërrimtar i së hënës.

Fëmijët të bllokuar në rrënoja, një foshnje e lindur, e vetmja e mbijetuar nga familja e forca shpëtimi që u japin ujë fëmijëve të bllokuar kanë prekur të gjithë botën.

Një vogëlushit sirian i quajtur Mohummad, i bllokuar nën rrënoja për gati 45 orë në Hatay, iu dha ujë për të pirë nga një tapë shishe ndërsa shpëtimtarët punuan me vendosmëri për ta nxjerrë jashtë.