Lajme

49% e kontributdhënësve do të mund të tërhiqnin nga Trusti mesatarisht nga 96.5 euro

Sipas një hulumtimi të institutit GAP, 49 për qind e kontributdhënësve do të mund të tërhiqnin nga Trusti mesatarisht 96.5 euro, nëse Kuvendi i Kosovës voton për lejimin e tërheqjes deri në 30 për qind. GAP-i ka konstatuar se tërheqja e parave nga Trusti do ta rëndonte më tej situatën me çmime.
Kuvendi i Kosovës sot në rend dite e ka edhe votimin për tërheqjen e Trustit deri në 30 për qind. Opozita e ka mbështetur këtë ide, ndërsa po kundërshton mazhoranca, Lëvizja Vetëvendosje. Pas pauzës, Kuvendi pritet të votojë për tërheqjen nga fondi i kursimeve pensionale.

GAP ka publikuar të enjten hulumtimin për ndikimin e tërheqjes eventuale të kursimeve pensionale, ku ka konstatuar se Trusti do të shpërndante rreth 594 milionë euro apo çerekun e mjeteve që ka nën menaxhim.

Sipas GAP-it, injektimi i 594 milionë eurove në treg do të rëndonte edhe më tej situatën me çmime. Rënia në tregjet ndërkombëtare ka bërë që të bie edhe çmimi për njësi i aksioneve të Trustit.

695.523 qytetarë do të mund të tërhiqnin kursimet e tyre, siç ka njoftuar GAP-i, dhe rreth 90.4 për qind e të gjithë kontributdhënësve do të mund të tërheqin shumicën e fondit prej 594 milionë euro (rreth 58% apo 345.8 milionë euro).

GAP-i ka theksuar se rikuperimi i mjeteve do të merrte tetë vjet kohë, si dhe shterrja e kursimeve pensionale në moshën e pensionimit do të shkurtohej për 2.2 vjet.

Analiza e GAP për 2022

Analiza e GAP për 2020