Lajme

Ngjarje e dhimbshme për familjen Sejdijaj, ky është burri që u gjet pa shenja jete në banesën e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në një banesë në Fushë Kosovë ku një burrë u gjet pa shenja jete dhe ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur. Ky rast ka tronditur familjen Sejdijaj të cilët të pikëlluar kanë marrë lajmin për vdekjen e 63-vjeçarit raporton Sinjali.

Sinjali mëson se vdekjen e Agim Sejdijaj e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur se rasti është zbuluar pasi mbesa e viktimës e njoftoi Policinë se daja i saj tashmë i ndjerë nuk ishte përgjigjur në telefonatat e saj dhe i njëjti jetonte i vetëm.

Si rezultat i denoncimit, Policia e gjeti 63-vjeçarin të shtrirë në dhomë, pa shenja jete në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes ka dalë menjëherë edhe Autoambulanca, me ç’rast vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen” për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.