Katër muaj pas martesës, burri i pret kokën bashkëshortes së tij
Në Texas të Amerikës është gjetur trupi i pajetë i një gruaje. Kokën e së cilës dyshohet se ia ka prerë bashkëshorti i saj.
Policët kanë arritur që në shtëpin e saj të gjejnë vetëm trupin por jo edhe kokën.
“Ne gjetëm një pjesë të trupit të saj, ishte copëtuar dhe shtëpia ishte e mbuluar me gjak”, ka thënë polici, Sherifi Troy Gudry.
Oficerët më vonë kanë gjetur armën e krimit të fshehur në të njëjtin vend ku sulmuesi kishte tentuar të fshihte kokën e bashkëshortës së tij, Diaz.
Ai me tu marrë në pyetje nga policia ka pranuar veprën e cila rëndohet mbi të.
Sipas vlerësimeve, vrasja ka ndodhur rreth orës 11 të mëngjesit të një dite më parë.
Sipas Sherif Gudry, vajza e ndjerë kishte denoncuar disa herë në polici vrasësin e saj për ushtrim të dhunes, shkruan BBC.