Lajme

Reagojnë nga shkolla ku vijonte mësimet 15 vjeçari që vdiq në Mitrovicë: U prehsh në paqe engjëll

Pas vdekjes tragjike të 15-vjeçarit nga Mitrovica, Bleon Smakolli, i cili sot ra nga një ndërtesë, ka reaguar edhe shkolla “Ismail Qemaili”, ku vijonte mësimet i ndjeri.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook të njëjtit i shprehën ngushëllime familjes duke u shprehur të trishtuar për vdekjen e Bleonit.

“Kujtimi për Bleon Smakollin do të jetojë përjetësisht në mendjet dhe zemrat tona”, shkruhet ndër tjerash në postim.

Postimi i plotë:

Të trishtuar dhe thellësisht të pikëlluar për ndarjen e parakohshme të Bleonit, nxënësit tonë të shkollës.

Shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, shoqeve dhe shokëve të klasës dhe gjithë kolektivit të ShFMU Model ”Ismail Qemali”.

Kujtimi për Bleon Smakollin do të jetojë përjetësisht në mendjet dhe zemrat tona!

U prehsh në paqe engjëll!