Lajme

Ky është Nysret Gubetini që dyshohet se u vra në shoqatën e shurdhmemecëve në Mitrovicë

Fakton raportoi sot për një rast të rëndë ku një person dyshohet të jetë vrarë brenda shoqatës së shurdhmemecëve.

Veriu info mëson nga burimet e saj se personi i vrarë është Nysret Gubetini i moshës mbi 60 vjeç.

Vdekjen e një personi brenda kësaj shoqate e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

“ Bazuar në hetimet fillestare, sot, rreth orës 14:30, është raportuar se në rrugën ” Evlia Qelebia” brenda objektit të “Shurdhmemecëve” është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 60 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.” – deklaroi Zahiti.

Trupi i pajetë i viktimës është tërhiqur nga vendi i ngjarjes para pak minutash.