Kryesore

Avokati nuk e përjashton mundësinë e montimit të provave kundër Azem Kurtaj

Avokati Kujtim Kërveshi ka bërë të ditur se është autorizuar nga familjari i pjesëtarit të FSK-së, Azem Kurtaj, për përfaqësimin e tij në procedurë penale.

Ai përmes një postimi në Facebook nuk e ka përjashtuar mundësinë e montimin të provave kundër klientit të tij.

“Deri në komunikimin e radhës, do të përmbahem nga komentimi i fakteve, të cilat, në mënyrën e përshkrimit siç i ka përshkruar Prokuroria janë fizikisht të pa mundura, pa dashur të përjashtoj opsionin e montimit të provave kundër Kurtajt siç është ndryshimi i deklaratës së dhënë në publik nga familjarja e njërit nga të dëmtuarit e supozuar e që më jep me besu se kontaminimi politik dhe kaqdashës në këtë rast, dhe/ose ndërdyrja në këtë rast e atyre që Kosovën duan ta shohin të rrënuar ka qenë thirrja kryesore për përfshirjen tonë në mbrojtjen e Kurtaj”, tha shkruar Kërveshi.

Kërveshi, shtoi se do ta përfaqësojë Kurtajn pa pagesë.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar një muaj paraburgim për Azem Kurtaj, i dyshuar për plagosjen e dy personave në Shtërpcë.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga kjo gjykatë.

“Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.K për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “vrasja e rëndë në tentative”,“përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe “ shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Azem Kurtuaj dyshohet për plagosjen e dy të rinjve me armë zjarri në Shtërpcë.

Ai ka deklaruar se ka gjuajtur në vetëmbrojtje.