Lajme

Një autobus që po shkonte nga Kosova në Gjermani dyshohet se është sulmuar në Serbi

Një autobus me udhëtarë, që po udhëtonte nga Kosova drejt Gjermaninë raportohet se është sulmuar në territonin e Serbisë.

Lajmin e konfirmuar për KALLXO.com kompania, autobusi i të cilës është sulmuar.

“Lajmi është i vërtetë, njëri prej autobusëve tanë që janë nisur sot nga Kosova në drejtim të Gjermanisë është sulmuar në territorin e Serbisë” – thuhet në përgjigjen e kompanisë “Fadili Tours” për KALLXO.com.

Nga kompania kanë treguar se nuk ka asnjë person të lënduar nga sulmi.

“Janë duke u marrë me disa procedura dhe pastaj vazhdojmë rrugëtimin” – thuhet më tej në përgjigjen e kompanisë.

Kjo ka ndodhur një ditë pas një 32-vjeçar qëlloi me armë dy të rinj serbë, njëri 11-vjeçar dhe tjetri 21-vjeçar, në Shtërpcë.