E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Prishtinë
Falton pak më parë raportoi për një rast tragjik që ka ndodhur mbrëmë në lagjen Lakrishte në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete.
Sinjali mëson se viktima është 44-vjeçari, Shpend Kërnja.
Kërnja vuante nga një sëmundje e rëndë dhe dyshohet se gjatë ditës së djeshme ai kishte konsumuar disa tableta. Vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar mjeku i ekipit mjekësor të Emergjencës të cilët dolën në vendin e ngjarjes.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar me familjarët e të ndjerit.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.