Lajme

Shantazhohet një burrë në Prishtinë, dikush iu paraqit si femër më pas doli burrë

Një rast shantazhi është hapur në polici, ku nga një burrë janë kërkuar 300 dollarë në të kundërtën do të bëhej publikimi i disa fotove të tij.

Sipas policisë, viktima mashkull kosovar ka raportuar se përmes rrjeteve sociale ka rënë në kontakt me një person deri më tani të panjohur, i cili është paraqitur si femër, dhe po përmes rrjeteve sociale viktima i ka dërguar disa foto tek i/e dyshuara.

Pastaj “personi i/e dyshuar e ka shantazhuar viktimën se nëse nuk ia dërgon 300 (tre qind) $ do t’ia publikoj fotot në rrjete sociale”.

Policia njofton se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet.