Lajme

Kishte tentuar të vetëvritet disa herë – Zbulohen detajet e tjera për vdekjen e gruas në Prishtinë

Informatat e para të Prokurorisë për vdekjen e gruas në Prishtinë

Një vdekje e dyshimtë raportohet të ketë ndodhur mesditën e së mërkurës në rrugën “Ferat Dragaj” në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Një grua rreth moshës 40 vjeçare është gjetur e vdekur në hollin e një banese. Ende nuk dihet se cili motiv apo shkaktar ka çuar në vdekjen e gruas.

Gazeta Insajderi mëson brenda burimeve të sigurta se gruaja kishte tentuar të vetëvritet kohë më parë, por që ishte ndaluar nga fqinjët.

Gazeta ka raportuar sot nga vendi i ngjarjes, dëshmitari i cili kishte telefonuar policinë tha se e kishte parë 30 vjeçaren duke u kollitur dhe teksa i dilte gjak nga goja.

“E kam pa tu qite gjak prej goje, shume jo pak. Tu kollit, u kane e shtrime ne shpine, momentin qe jam afru ajo u nal, nuk u zvarrtike. Se ish kan tu tentu me shku prej katit parë në kat të dytë”, i ka thënë dëshimtari Alban .B Gazetës Insajderi

Në lidhje me rastin është deklaruar edhe prokuroria, në një përgjigje për Insajderin të njëjtit thanë se sipas informatave të para nga vendi i ngjarjes rasti ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta.

“Ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ndodhet në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante. Është gjetur një trup pa shenja jete (femër). Sipas infomatave fillestare nga vendi i ngjarjes rasti ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta, mirëpo Prokuroria në koordinim me të gjitha institucionet relevante janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore per t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti. Pas ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes, trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion” ,thuhej në përgjigjen e Prokurorisë.