Lajme

“Kom me ta vra djalin”/ Një rrugë bëhet mollë sherri për mitrovicasit, 51-vjeçari kërcënon një person

Konfliktet verbale mes kosovarëve shpeshherë eskalojnë edhe në kanosje serioze e përleshje për çka përfundojnë në pranga dhe futen në sherr me ligjin. Për një rast të tillë që ka ndodhur dje në Mitrovicë, Prokuroria ka nisur hetimet ndaj një 51-vjeçari, raporton Gazeta Sinjali.

Shkak për konfliktin mes tyre dyshohet të jetë bërë qarkullimi në një rrugë dhe si rrjedhojë i dyshuari e ka kanosur seriozisht viktimën.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 51-vjeçari i është drejtuar viktimës me fjalët se do t’ia vrasë djalin.

I shqetësuar dhe i frikësuar nga kërcënimet e të dyshuarit, 57-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici ku edhe ka rrëfyer në detaje ngjarjen se si ka ndodhur.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arritur që të arrestohet dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Kanosje’.