Lajme

Mitrovicasi i thotë bashkëshortes se do ta vrasë, arrestohet nga Policia

Një burrë nga Mitrovica ka kërcënuar gruan e tij me vrasje në ora 08:10 të mëngjesit të djeshëm.

Por, gruaja ka lajmëruar Policinë duke i informuar se bashkëshorti i saj po e kanoste me jetë.

“Palët janë intervistuar. Pasi që i dyshuari kishte urdhër arrest, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.”, ka njoftuar PK në raportin 24 orësh.

Ndryshe, rastet e dhunës dhe kërcënimet ndaj grave kanë shënuar rritje gjatë vitit të kaluar.