Lajme

Hapet për qarkullim pika kufitare në Merdare

Pika kufitare ”Merdare” lirohet për qarkullim, njofton Policia e Kosovës

“Bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar me 27.12.2022 në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim”, bënë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi.

Andaj, policia njofton qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar “Merdare”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë.