Lajme

Familja Qerimi në Dragash futet në telashe, gjashtë anëtarë rrahen brutalisht për pronë – dërgohen në spital

Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkaktojnë përleshje e telashe të shumta mes qytetarëve, të cilat shpesh edhe eskalojnë në kërcënime serioze. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi në fshatin Brodosan të Dragashit, ku gjashtë anëtarë të familjes Qerimi janë futur në sherr me njëri-tjetrin, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se familjarët janë rrahur brutalisht, ku janë përdorur edhe mjete të forta për shkak të një prone, që u bë mollë sherri mes tyre dhe kaloi në përleshje.

Sipas informacioneve të para, mes dy palëve fillimisht ka nisur një zënkë, por për shkak se të njëjtit s’janë marrë vesh, kanë sulmuar njëri-tjetrin, duke pësuar edhe lëndime dhe kanë përfunduar në Spitalin Rajonal në Prizren.

Përballë kësaj situate, dikush nga familja ka vendosur të kërkojë ndihmë nga Policia, duke e denoncuar atë që ka ndodhur, me ç’rast një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë mbledhur informacionet e para për rastin.

Në anën tjetër, Policia po bën sigurimin e të dyshuarve të cilët ndodhen në spital dhe pas lirimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit do të ndërmerren veprimet e tjera hetimore.

/GazetaSinjali/