Kryesore

Vuçiq mbërrin në Rashkë – Vjen deklarata e parë për barrikadat: Do të jetë një natë e vështirë

Presidenti Aleksandar Vuçiq ka mbërritur në Rashkë për bisedime me protestuesit që bllokuan pikat kufitare me Kosovën.

Sipas mediumit serb Kurir, serbët kanë kërkuar kohë shtesë për të biseduar me serbët në barrikada dhe pritet edhe ardhja e tyre në kazermën “Stefan Nemanja” për të biseduar me presidentin.

Vuçiq do t’i presë dhe bisedimet pritet të zgjasin gjatë gjithë natës.

“Do të jetë një natë e gjatë dhe e vështirë. Nuk mendoj se sot ishte një ditë e keqe. Është një gjë e mrekullueshme kur mund të shohësh gruan dhe fëmijët e tu të lumtur, sepse ata mund të përqafojnë burrin dhe babanë tënd. Unë e kuptoj popullin serb në Kosovë. Ata kurrë nuk do të jenë të kënaqur, e kuptoj këtë, janë të pakënaqur me pozicionin e tyre, sepse nuk e dinë se në cilin shtet jetojnë. Presim që të vijnë me kërkesa për Serbinë dhe mua. Do të shohim nëse pranojnë të heqin barrikadat. Sot morëm për herë të parë diçka që është burim i të drejtave. Nuk mund të ketë prezencë të forcave të Prishtinës në veri të Kosovës pa lejen e serbëve. Ne kemi luftuar gjithë natën që barrikadat të mbeten në tekst – tha Vuçiq para takimit.