Lajme

Kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës, evakuohen pasagjerët

Një kërcënim me bombë është pranuar në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Kjo ka bërë që të gjithë pasagjerët të evakuohen nga hapësirat e aeroportit.

Lajmi është konfirmuar nga Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara e cila tha se udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka shkruar Gara në Facebook.