“Morëm një lajm shumë të hidhur…”, postimet prekëse për vdekjen tragjike të 22–vjeçarit në Malishevë që dyshohet se bëri vetëvrasje
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në fshatin Mirushë të Malishevës, ku një person dyshohet se ka bërë vetëvrasje me armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu bënë të ditur burimet nga Emergjenca dhe njoftuan se bëhet fjalë për Edison Thaqin, 22-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka intervenuar në vendin e ngjarjes.
Për vdekjen e të ndjerit kanë raportuar edhe familjarë e miq, duke shkruar postime prekëse për humbjen e jetës së tij.