Lajme

E dhimbshme: Ky është i riu, Gentrit Miftari, që vdiq mbrëmë pasi kishte rënë nga ballkoni

Mbrëmë u raportu për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në qytetin e Pejës, ku një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i një banese.

Sinjali mëson se viktima është Gentrit Miftari, rreth 30-vjeç dhe sipas informacioneve të para, ai dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në trupin e të ndjerit dhe pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët kryejtën ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.