Po e trafikonin një vajzë të mitur, arrestohen tre persona në Gjakovë
Trafikimi me qenie njerëzore të mbetet fenomen shqetësues dhe sfidë për institucionet kosovare. Organet e rendit vazhdimisht përmes veprimeve hetimore bien në gjurmët e personave që dyshohen për marrje me prostitucion, raporton Gazeta Sinjali.
Në prangat e Policisë kanë rënë dje edhe tre persona në Gjakovë, teksa është identifikuar edhe një viktimë e trafikimit.
Sinjali mëson se pas mbledhjes së informacioneve nga Njësia për Hetimin e Trafikimit më Qenie Njerëzore është zbuluar se tre të dyshuarit kanë trafikuar një vajzë të mitur, të moshës 14-vjeçare.
Në kuadër të veprimeve hetimore janë sekuestruar katër telefona, të cilët do të ekzaminiohen për të ndihmuar në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti ‘Trafikim me njerëz’ dhe dy prej tyre u është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Kujtojmë se muajt e fundit janë zbuluar një numër i madh i rasteve të prostitucionit.