Lajme

Zv/ministri i Mbrojtjes: Këtë vit janë larguar më shumë pjesëtarë të FSK-së sesa në dy vitet e mëparshme

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka bërë të ditur se këtë vit ka pasur një numër më të madh të pjesëtarëve të FSK sesa në dy vitet e mëparshme.

Ai tha se është brengosëse largimi i ushtarëve, duke shtuar se për të qëndruar pjesëtarët e FSK duhet t’i ofrohen kushte.

“Janë larguar këtë vit më shumë në krahasim me dy vitet e mëparshme, është brengosëse, duhet t’i motivojmë që të qëndrojnë”, tha ai në Frontal.

Kujtojmë se Forca e Sigurisë së Kosovës është ballafaquar kohëve të fundit me dorëheqje të pjesëtarëve të saj që kanë shërbyer si ushtarë.

Vetëm këtë vit është raportuar se 70 ushtarë janë larguar nga FSK-ja, numër ky që është rritur në krahasim me vitin e kaluar. Arsyet e dorëheqjeve kanë qenë nga më të ndryshmet, kushtet, aplikimi për viza, paga dhe arsye familjare.