Lajme

Detonim i sërishëm në veri, pranë shkollës teknike

Një detonim i ri ka ndodhur prapë në veri të vendit, shkruan Mitropol.

Kësaj radhe shpërthimi shihet se ka ndodhur pranë shkollës teknike, në përpjetëzen tek Lagjja e Boshnjakëve.

Banorë të shumtë gjithandej lagjeve të veriut, përshirë Lagjen e Boshnjakëve konfirmuan shpërthimin për “Mitropol”, gjersa portali siguroi edhe foto pas shpërthimit ku vërehet një shllungë e madhe tymi.

“Mitropol” ka kontaktuar me Policinë e Kosovës në lidhje me rastin, por ende s’ka ndonjë përgjigje, deri në publikim të lajmit.

Përveç detonimeve me shok-bomba, edhe në anën veriore por edhe në atë jugore vazhdimisht ka edhe hedhje të fishekzjarreve e dinamitëve piroteknikë, për shkak të afrimit të festave të fundvitit.