Lajme

Bajra: Dhjetëra serbë sot ishin në Llaushë të Skenderajt

Gazetari Diamant Bajra, ka njoftuar se sot një grup serbësh kanë vizituar Manastirin e Deviçit në Llaushë të Skenderajt, në mënyrë të organizuar dhe nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Bajra ka njoftuar se vizita e tyre ishte e qetë dhe nuk është shënuar asnjë provokim nga ana e serbëve.

Këtë vizitë, gazetari Bajra e ka ndërlidhur edhe me
zhvillimet e tensionuara në Veri të Kosovës, aty ku tash e disa ditë janë vendosur barrikada në rrugë kryesore, për çka ka thënë se prapa tyre qëndrojnë vetëm grupet kriminale të orkestruara nga Beogradi.

Njoftimi i plotë: