Lajme

SHBA-të me qëndrim të prerë, Escobar: Kundërshtohet kategorikisht kthimi i forcave serbe në Kosovë

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se SHBA-ja kundërshton kategorikisht kthimin e forcave serbe në Kosovë, që Serbia ka paralajmëruar se do ta kërkojë nga KFOR-i.

“Ne e hedhim poshtë këtë kategorikisht. Ne nuk e mbështesim ketë fare”, u tregua i prerë Escobar në pyetjen e Radion Evropa e Lirë rreth kërcënimit të Vucicit.

“Unë gjithashtu dua të them se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga SHBA-ja, të manifestuara përmes pjesëmarrjes së saj në KFOR”.