Lajme

I kërkoi motrës të bëjnë seks, ky është vushtrriasi i dyshuar për ngacmim seksual

Mbrëmë u raportua për një rast të tmerrshëm që u denoncua nga një grua në Vushtrri, e cila e ka raportuar në Polici vëllain e saj për ngacmim seksual.

Bëhet fjalë për një 27-vjeçar, i cili po dyshohet se i ka kërkuar motrës të bëjnë seks, situatë kjo që e detyroi viktimën të kërkojë ndihmën e Policisë.

Kush është i dyshuari dhe cili është vendimi i Gjykatës ndaj tij?

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari për këtë rast është B.F., të cilit Sinjali ka vendosur që të mos ia publikojë identitetin e plotë me qëllim të ruajtjes së identitetit të familjes dhe për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

Ndaj të dyshuarit, brenda afatit ligjor Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, kërkesë kjo qe u aprovua nga Gjykata gjatë ditës se sotme, kur i riu doli përballë gjyqtarit të procedurës paraprake.

Sinjali dje ka raportuar me detaje për këtë rast të trishtë të cilat i gjeni më poshtë:

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se 31-vjeçarja ia ka mësyrë dje Policisë në Vushtrri për ta raportuar vëllain e saj. E shqetësuar në masë të madhe dhe e shokuar për atë që kishe ndodhur, viktima vendosi të kërkojë ndihmë nga Policia.

Bazuar në dëshminë e saj të dhënë para hetuesve policorë, Sinjali mëson se ajo ka deklaruar se vëllai i saj e kishte ngacmuar seksualisht kur ajo shkoi në shtëpinë e tyre për ta kaluar vikendin së bashku. 31-vjeçarja, derisa po qëndronte me fëmijët e saj dhe nënën ishte përballur me një situatë që e la pa fjalë.

Vëllai i saj po dyshohet se e ka prekur organin e tij gjenital dhe i është drejtuar motrës me fjalët “hajde n’banjo për ni turr masi e ki burrin jashtë..”, thonë burimet e Sinjalit.

Përballë kësaj situate, ajo është larguar nga shtëpia e nënës dhe e ka denoncuar rastin në Polici.

Denoncimi i saj ka aktivizuar Policinë, me ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit ishte dërguar në mbajtje me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Ndryshe, i dyshuari për këtë rast rrezikon të dënohet me burgim. Sipas Kodit “kushdo që ngacmon seksualisht personin tjetër, në veçanti personin i cili është i ndjeshëm për shkak të moshës, sëmundjes, paaftësisë, varësisë, shtatzënisë, paaftësisë së rëndë fizike apo mendore, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri (3) vjet.”