Lajme

Haxhi Avdyli: Kosova të përgatitet për t’ia dhënë Serbisë goditjen më të madhe se në ’99-ën

Deputeti Haxhi Avdyli, ka thënë se kërcënimi i Serbisë për kthimin e njëmijë ushtarëve serbë në Kosovë, është thirrje e pastër për luftë dhe pushtim të Kosovës.

Sipas tij, kjo do të thotë djegie, shkatërrim dhe një kërcënim për gjenocid të ri.

Ai shprehet se të gjitha veprimet destabilizuese me barrikada, përmes një grushti kriminelesh në veri dhe ndjellje të frikës e defetizmit përmes argatëve shqiptarë në jug, kanë qëllimin e njëjtë që me shekuj kanë pasur – zhdukjen e shqiptarëve nga trojet e tyre.

“Prandaj Kosova sot s’duhet të lekundet asnjë milimetër por edhe duhet të përgatitet ushtarakisht për tia dhënë Serbisë goditjen edhe më të madhe se në vitin 1999”, përfundoi Avdyli.

Postimi i plotë:

Kërcënimi Serb për kthimin e 1000 ushtarëve Serb në Kosovë, është thirrje e pastër për luftë dhe pushtim të Kosovës.

Kjo do të thotë djegie, shkatërrim dhe një kërcënim për gjenocid të ri.

Të gjitha veprimet destabilizuese me barrikada,përmes një grushti kriminelesh ne veri dhe ndjellje të frikës e defetizmit përmes argatëve shqiptar ne jug, kanë qëllimin e njëjtë që me shekuj kanë pasur – zhdukjen e shqiptarëve nga trojet e tyre.

Zatën etja e tyre për gjak, po përcillet edhe ne gjeneratat e reja.

Këtë e dëshmon edhe kënga që tregon mendjen e morbide të këtij kombi të mjerë –

UBIJ ZAKOLJI DA SIPTAR NE POSTOJI.

Prandaj Kosova sot s’duhet të lekundet asnjë milimetër por edhe duhet të përgatitet ushtarakisht për tia dhënë Serbisë goditjen edhe më të madhe se në vitin 1999