Lajme

Propozohet ndalimi i automjeteve në Prishtinë, shkak ndotja e madhe e ajrit! (VIDEO)

Expose prodhim medial i GazetaBlic ka transmetuar sonte dokumentarin “Vrasësi i Padukshëm” në Kanal10.

Në këtë dokumentar janë pasqyruar disa matje që së fundmi janë bërë për cilësinë e ajrit, i cili është shndërruar në vrasës si pasojë e ndotjes së lartë, që shkaktojnë automjetet nga emetimi i gazrave, mbi nivelin e lejuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në rrugët ku frekuentimi i automjeteve është më i madh, edhe rreziku që i kanoset shëndetit është më i lartë.

Kjo është konstatuar edhe në disa matje që së fundmi janë kryer nga një organizatë gjermane, ku mostrat janë marrë në lartësi të trupit të njëriut.

Në Prishtinë, pjesa më rrezikshmërinë më të lartë vlerësohet të jetë rruga nga udhëkryqi afër Katedralës në drejtim të rreth-rrotullimit, i njohur ndryshe si rreth i flamurit. Aty ku ndotja e ajrit qëndron e përqendëruar në pjesë të madhe të kohës edhe si pasojë e objekteve.

Për këtë arsyje. Ndalimi i qarkullimit të automjeteve, po shihet si forma më e mirë për të ulur rrezikun e vdekjeve të parakohshme.

“Në planin e veprimit për cilësinë e ajrit të Komunës së Prishtinës janë paraparë, shembull krijimi I një zone me emitim të ulët, në të cilat nuk lejohen automjetet nën euro 4 që të hyn, apo të hyn kundër një pagese, në masat tjera është parapa stimulimi i transportit publik, dhe atëherë kemi automjete më pak në trafik. Ndreqja e infrastrukturës për automjete, por më shumë për biçiklista dhe këmbësor, rrugët duhet tu kthehen këmbësoreve dhe biçiklisteve dhe tu mirren automjeteve”, tha Arben Lila, Ekspert i Mjedisit nga KADC.

Arben Lila, nga KADC i cili ka marrë përsipër implementimin e një projekti 1 vjeçar për monitorimin e cilësisë së ajrit, konsideron si nevojë imediate krijimin e një zone me emitim të ulët të gazrave në Prishtinë, ku rrjedhimisht do të ndalohej edhe qarkullimi i automjeteve që bëjnë ndotjen e ajrit mbi nivelin e lejuar nga OBSH.

“Krijim i një zone me emitim të ulët në qendër të Prishtinës, do të merr disa vite, por është mire që tani të fillojë që brenda 3 vite të kemi një zonë ku nuk lejohet, dhe atëherë këto vlera që i pamë do të jenë njëjtë sikur në Berlin, dhe jo mbi 20 mijë siç dëshmuan matjet dje dhe sot”, tha Lila.