Lajme

Kërset dajaku mes serbëve në Obiliq, bëhen copa!

Mbrëmë pas mesnate në fshatin Plemetin të Obiliqit, një person është sulmuar fizikisht nga dy persona të dyshuar.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti dhe menjëherë kanë identifikuar dhe arrestuar dy personat e dyshuar.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se të arrestuarit (S.J. mashkull, 22 vjeç dhe M.B. mashkull, 20 vjeç) dhe viktima, janë pjesëtarë të komunitetit serb.

Personat e dyshuar pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt, ndaj tyre është hapur rast për veprën lëndim trupor.