Lajme

Tensionet në Veri, Lushtaku i drejtohet Sveçlës: Ministër, mirë kishte qenë ti me dhënë dorëheqje

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka folur në Kuvend për Projektligjin për Paga.

Megjithatë, ai fjalimin e tij e nisi me kritika për ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Lushtaku tha se do të duhej që Sveçla të jepte dorëheqje.

“I nderuar ministër…në fakt do të ishte mirë ti me dhanë dorëheqje për shkak të pasigurisë që po krijon. Megjithatë jemi në një temë tjetër”, tha Lushtaku.

Lushtaku pati kritika të mëdha edhe për Projektligjin për Paqa që po diskutohet në Kuvendin e Kosovës.