Lajme

“Erdhi me plumb në shpatull” – Drejtoresha e spitalit jep detaje për policin e plagosur mbrëmë në veri

Mbrëmë në orët e vona një polici i Kosovës ka mbetur i plagosur në Zveçan derisa ishte duke e kryer punën e tij. Për gjendjen e tij shëndetësore për Insajderin ka folur drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, Luljeta Zhubi.

Zhubi ka konfirmuar se polici është plagosur me plumb në shpatull, teksa ka shtuar se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.

Ajo shtoi se zyrtari policor për tretman të më tutjeshëm është dërguar në Prishtinë.

“Po mbrëmë ka ardhur polici i plagosur me një plumb tek shpatulla, ka marrë ndihmën mjekësore ka qenë mbrëmë i shtrirë në repartin e Ortopedisë, jashtë rrezikut për jetë është transferu në Prishtinë për tretman ma të tutjeshëm”, ka thënë ajo.