Lajme

Ky është i riu nga Drenasi që humbi jetën në aksident

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor, Arllat- Malishevë ka ndodhur një aksident me fatalitet.

Më këtë rast, komuna e Drenasit ka dërguar telegram ngushëllimi për familjen Thaçi në Llapushnik.

Në telegrafim thuhet se vdekja e Mifailit është humbje e madhe për të gjithë.

“Në këto momente shumë të rënda për tërë familjen, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, për këtë tragjedi. Bashkë me Juve, ndjejmë po ashtu dhimbje për këtë humbje të madhe”, thuhet ndër të tjera në reagimin e komunës së Drenasit.

Reagimi i plotë i komunës së Drenasit:

Telegram ngushëllimi për Familjen Thaçi në LlapushnikE nderuara Familje Thaçi,Na tronditi thellë lajmi tragjik se sot, në një aksident automobilistik biri juaj, Mifaili, ka ndërruar jetë.

Llapushniku dhe komuna jonë, mbeti pa njeriun e mirë e punëtor, të cilin do ta kujtojmë gjithmonë.Në këto momente shumë të rënda për tërë familjen, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, për këtë tragjedi. Bashkë me Juve, ndjejmë po ashtu dhimbje për këtë humbje të madhe.

Edhe pse jeta është treguar e padrejtë ndaj familjes Tuaj, duhet të gjeni forcë për ta përballuar këtë tragjedi të madhe, duke e ditur se nuk jeni vetëm.Juve familje Thaçi, miqve dhe dashamirëve tuaj dhe të Mifailit, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta, mbahuni të fortë!Ramiz LladrovciKryetari i Komunës së Drenasit