Edhe sonte ka pasur shpërthime në Veri, Hamza thotë se situata është e tensionuar
Sonte sërish ka pasur shpërthime me shok-bomba në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut. Rastin e ka konfirmuar Policia dhe ka njoftuar se s’ka persona të lënduar e as dëme materiale.
Menjëherë pas këtyre ngjarjeve ka folur edhe kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, i cili tha se situata në Veri është shqetësuese.
“Situata është shqetësuese. Normalisht që cenohet siguria e stabiliteti edhe i qytetarëve të asaj pjese. Ne jemi për ta bërë maksimumin në dobi të tyre dhe stabilitetit e ruajtjes së rendit dhe qetësisë.”, tha Hamza.
Hamza mes tjerash tha se sot në zyre priti zyrtarë të lartë nga KFOR-i.
“Jam në koordinim edhe me KFOR-in edhe me institucionet tjera, por situata është serioze dhe e tensionuar”, tha ai për Mitropol.